Angjushev: Përqendrim maksimal në bizneset vendore
Tarifa e lirë e energjisë, Zaev: do kthehet, do kursejmë nga prodhimi energjetik....

Tarifa e lirë e energjisë, Zaev: do kthehet, do kursejmë nga prodhimi energjetik.
Përfaqësues të lartë të ekzekutivit u premtuan përfaqësuesve të Odës Ekonomike intensifikim të bashkëpunimit mes sektorit publik dhe privat, konsultim me kompanitë gjatë sjelljes dhe ndryshimit të ligjeve, qasje më të madhe në financa dhe përmirësim të likuiditetit dhe konkurrencë lojale.
Qeveria synon rritje ekonomike në shkallë prej 5 deri 10% në 10 vitet e ardhshme. Investimet e huaja janë të mirëseardhura, por do të bëhen përpjekje maksimale për intensifikimin e bashkëpunimit me kompanitë vendore, deklaroi zëvendëskryeministri Angjushev.
“Nuk do t’u bëjmë shtypje investitorëve të huaj, por do të punojmë me kompanitë vendore për ta rritur kapacitetin e tyre dhe ato të jenë partnere kryesore të investitorëve të huaj”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koco Angjushev.
Kryeministri Zaev u zotua ndërkohë të mbajë premtimin për rikthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike, por pa konkretizuar se a do të ketë rrymë të lirë elektrike për të gjithë qytetarët apo vetëm për rastet sociale.
“Absolutisht, Bashkimi Energjetik Evropian jep mundësi për lirim të tarifës së energjisë elektrike, pa iu kushtuar kjo kompanive dhe distributorëve energjetikë. Ne do t’i mbështesim ato rregulla dhe tarifa e lirë e energjisë elektrike do të kthehet. Ajo do të ishte e mundur përmes kursimeve të cilat i kemi ndërmend t’i bëjmë përmes prodhimit të energjisë elektrike”,- tha kryeministri i RM-së, Zoran Zaev.
Drejtuesit e ekzekutivit potencuan se janë të hapur për kritika dhe sugjerime nga komuniteti i biznesit, me qëllim që të krijohen politika më të shëndosha ekonomike. (Ersan Pajaziti, TVM2)
