Alarm në Europë për emigrantët, shkëmbim zjarri me trafikantët në Libi

05.07.2017 20:50

Një shkëmbim zjarri ndodhi mes një anije trafikantësh....

Një shkëmbim zjarri ndodhi mes një anije trafikantësh dhe një anije patrullë të rojës bregdetare të Triploit, në ujërat e Libisë.

Pamjet tregojnë se si anija që transportonte emigrantë godet me breshëri plumbash oficeret detarë që kontrollojnë kufirin.

E gjithë kjo ndodh teksa në zemër të Europes vijon përplasja për fluksin e emigrantëve dhe menaxhimin e tyre nga autoritetet. Austria ka dërguar katër autoblinda në kufirin me Italinë, në pritje të ndërhyrjes së mundshme për kontrollin e emigrantëve që mund të kalojnë në Brenner.

Autoritetet policore italiane bënë të ditur se gjendja e emigrantëve që duan të kalojnë transit në kufirin austriak, nuk është kritike.

Në Itali janë rritur kërkesat për azil me 47% më shumë, ku pjesën më të madhe të azilkërkuesve e zënë nigerianët.

Edhe Papa Françesku ka bërë thirrje për të ndihmuar të gjithë emigrantët që largohen nga vendi i tyre për shkak të konflikteve të armatosura, sulmet terroriste, uria apo regjimet shtypëse.