Botë

"Amnesty International": BE, fajtore për vdekjen e migrantëve në Mesdhe

06.07.2017 11:28

Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International”, fajëson dështimin e politikave të Bashkimit Evropian...

Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International”,  fajëson dështimin e politikave të Bashkimit Evropian për numrin e madh të vdekjeve të refugjatëve në Detin Mesdhe.

Në një raport të publikuar sot, Amnesty tha se “marrëveshjet cinike” me Libinë përballën mijëra njerëz me rrezikun e mbytjes, përdhunimit dhe torturës. Sipas organizatës, BE ka mbyllur njërin sy ndaj abuzimeve në qendrat e paraburgimit në Libi, ndërsa shpëtimin e migrantëve e ka lënë në duart e organizatave bamirëse.

Mbi 2,000 njerëz kanë vdekur këta 6 muaj gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur Evropën, thotë “Amnesty International”, duke dhënë alarmin se nëse nuk merren masa urgjente, 2017-ta mund të bëhet viti më vdekjeprurës në rrugën më vdekjeprurëse të migrantëve në botë. BE nuk e ka komentuar ende raportin e organizatës.