Botë

Libi, festohet lirimi i Bengazit nga ISIS-i

06.07.2017 12:19

Forcat ushtarake libaneze thonë se kanë çliruar nga rrethimi i ISIS-it qytetin e Bengazit...

Kreu i të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare Libaneze, gjeneral Khalifa HIfter thotë se tani ka mbetur vetëm pastrimi i bombave që lihen zakonisht nga militantët e ISIS-it në qytetet prej të cilave humbasin kontrollin.
 
Në qytet gjithë natën është festuar me fishekzjarre dhe gjuajtje armësh. Libia është në kaos që në vitin 2001, pas vrasjes së diktatorit Muhamar Gadafi, kur vendi u përfshi nga lufta civile. Vendi i pasur me naftë tani është ndarë në dysh dhe pjesët respektive sundohen nga grupet rivale të qeverisë dhe militantëve.