Trump: Amerika e përkushtuar për paqen në Europë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Amerika është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në Europën qendrore...

Duke folur në Varshavë, në një konferencë të përbashkët me presidentin polak, Andrzej Duda, Trumpi tha se ShBA po punon me Poloninë për t’iu përgjigjur veprimeve të Rusisë dhe sjelljes së saj destabilizuese.
“Aleanca jonë e fuqishme me NATO-n dhe Poloninë mbetet kyçe për të penguar konfliktet dhe për të siguruar se lufta midis fuqive të mëdha nuk do ta shkatërrojë më kurrë Evropën”,- tha Trumpi.
Presidenti amerikan takoi në Varshavë edhe liderët e Europës qendrore dhe lindore, dhe të premten në Hamburg do të marrë pjesë në Samitin e G20-ës, në margjina të të cilit pritet edhe takimi me presidentin rus, Vladimir Putin.
