Maqedoni

Subvencionet për bujqit, filloi aplikimi, afati deri më 15 shtator

06.07.2017 12:49

Fillon afati për parashtrimin e kërkesave për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare në bujqësi, të projektuar në gjithsej 160 milionë euro...

Të gjitha pengesat të cikat e kanë penguar procesin janë evituar,  është zgjidhur edhe problemi me softuerin për aplikim. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 15 shtatori.

Ministri dikasterial, Lupço Nikollovski, iu bëri thirrje të konkurrojnë për subvencione për prodhimtarinë e sivjetshme.

Të gjithë bujqit e interesuar mund vetë të aplikojnë në mënyrë elektronike, përmes kërkesës së vendosur në faqen e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ndërsa ata që nuk kanë mundësi vetë të bëjnë kërkesë, më së voni deri më 30 gusht të këtij viti duhet të kërkojnë mbështetje teknike nga Njësia rajonale e Ministrisë ose të shfrytëzojnë shërbimet e Agjencisë për Nxitje dhe Zhvillim të Bujqësisë. 

Kërkesat parashtrohen përmes rrugës elektronike pa dorëzimin e dokumenteve, në bazë të të dhënave të evidentuara paraprakisht në Regjistrin e vetëm të Odave Bujqësore dhe Regjistrin për identifikim dhe regjistrim të kafshëve shtëpiake.

Ata që ruajnë lopë, dhen, dhi dhe bletë para parashtrimit të kërkesës duhet ta kontrollojnë dhe sipas nevojës ta azhurnojnë gjendjen e kafshëve në shoqërinë veterinere me të cilën kanë arritur marrëveshje.