BRAZIL 2014

Edhe 8 ditë deri në fillim “Brazili 2014”

04.06.2014 20:52

Përfaqësuesja e Zvcrës ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Perus me rezultat 2:0. Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar pa gola, derisa në të dytën janë realizuar dy gola…...

Kur kanë mbetur edhe 8 dite nga debutimi në kupën e Botës, e cila do te mbahet në Brazili disa nga kombetaret pjesamrëse zhvlluan një nga testet e fundit miqësore përpara se çdo gjë të bëhet serioze.

Përfaqësuesja e Zvcrës ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Perus me rezultat 2:0. Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar pa gola, derisa në të dytën janë realizuar dy gola.

Në minutën e 78-të Stefan Lihtshtajner shënoi për 1:0, derisa gjashtë minuta pa përfunduar takimi Xherdan Shaqiri shënoi për 2:0.

Në këtë takim, Shaqiri është inkuadruar në lojë në minutën e 64-të në vend të Granit Xhakës që ishte titullar. Nga minuta e parë kanë luajtur Valon Behrami, i cili në minutën e 46-të ia ka liruar vendin Blerim Xhemajlit dhe Admir Mehmedi, i cili është zëvendësuar në minutë e 87-të.

Brazili ka shënuar fitore rutine (4-0) kundër Panamasë, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Botëror.

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, e konvertoi në gol një gjuajtje të lirë në m inutën e 27. Daniel Alves pranoi një top nga Oscar dhe goditja e tij ishte e pandalshme për portierin MekFarlane në minutën e 40.

Në minutën e parë të gjysmës së dytë Neymar e kontrolloi mirë një top të gjatë dhe akoma më bukur me thembër e dërgoi në rrugë të Hulkut, i cili me këmbën e tij të majtë e dërgoi në rrjet.

Uilian u inkuadrua në pjesën e dytë në vend të bashkëlojtarit të tij te Chelsea, Oscar dhe dhjetë minuta më pas u regjistrua në listën e golashënuesve. Nikoqiri i Kampionatit Botëror konsiderohet si njëri nga favoritët për ta fituar turneun.

Takimi mes dy përfaqësuesve në mundijalin e brazilit Bosnjë hercegovinës dhe Meksikos u zhvillua në Cikago u vendos më një gol I shënuar nga Izet Hajroviç në minutën e 41.

Për futbollistët e Bosnjës fitorja ndaj Meksikos ishte e dyta në turen përgaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila me optimizëm do të udhetojë për në Brazil. Seleksionuesi Safet Sushiç nuk ka fshefur kënaqësinë për triumfin ndaj Meksikanëve, duke i dëshmuar botës se Bosnja  jo rastësisht është pjesmarëse në kampionatin botërorë në futboll. (Artan Zyberi, TVM2)