Maqedoni

Kushtetuesja i jep fund barokut në Shkup

06.07.2017 13:30

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenin 50 të ligjit për planifikim urbanistik dhe hapësinor, sipas të cilit, Qeveria paraprake....

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenin 50 të ligjit për planifikim urbanistik dhe hapësinor, sipas të cilit, Qeveria paraprake, shpalli mbi 100 objekte në të gjithë vendin, si objekte me interes shetëror, duke ua marrë komunave ingerencat për të njejtat.
 
Me nenin 50 të ligjit për planifikim urbanistik, Qeveria ua mori  të drejtat komunave, në përpunimin e planeve urbanistike dhe dokumenteve për objektet, duke mundësuar kështu ndryshimin pa pëlqimin e komunave të hoteleve të caktuara, ndërtesave banesore, hapësirave komerciale, fushave të tenisit, sallave sportive etj.