Maqedoni

40 poetë nga vendi dhe të huaj pjesë e ‘Mbrëmjeve strugane të poezisë’

06.07.2017 13:58

Rreth 40 poetë nga vendi dhe jashtë do të marrin pjesë në manifestimin ndërkombëtar ‘Mbrëmjet strugane të poezisë 2017’...

Rreth 40 poetë nga vendi dhe jashtë do të marrin pjesë në manifestimin ndërkombëtar ‘Mbrëmjet strugane të poezisë 2017’, I  cila për të shtatën herë prej sot deri nesër do të mbahet në Strugë, Ohër dhe Vevçan.
 
Në manifestim do të marrin pjesë shkrimtarë nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Gjermania, Bullgaria, Kroacia, BeH, Mali i Zi, Rusia…si dhe fituesi i çmimit ‘Vala e poezisë’-akademiku Risto Vasilevski, Mujo Buçpapaj nga Shqipëria, etj. Do të ketë edhe program të pasur kulturor për të pranishmit dhe lexime poetike.