SHKUP

Danielson në Shkup

04.06.2014 20:58

Në Shkup po qendron prej dje drejtori për zgjerim pranë BE-së Kristian Danielson per tu takuar me liderët e partive politike dhe institucioneve shtetërore për të pasur më pas një pasqyrë më të qartë për Maqedoninë…………….

Në Shkup po qendron prej dje  drejtori për zgjerim pranë BE-së Kristian Danielson  per tu takuar me   liderët e partive politike dhe institucioneve shtetërore për të pasur më pas një pasqyrë më të qartë për Maqedoninë gjatë përgatitjes së   raportit për gjendjen e tërësishme dhe përparimit të vendit në rrugën drejt BE-së. 

Në takimet e djeshme , eshte diskutuar mbi shumë  çështje përfshirë edhe rekomandimet e njohura të “marsit” nga ana e BE-së. Gjate takimit mes mandatarit  Gruevski dhe Dabielson , është diskutuar  përmbushja e rekomandimeve të fundit të OSBE-së për zgjedhjet, si dhe qëllimi për nevojën e dialogut institucional, me përfshirjen e të gjithë aktorëve politikë.

Kërkesë tjetër e Danielsonit ishte edhe përmirësimi i klimës ndër-fqinjësore. Ndërkohe pas takimit me zyrtarin e larte te BE-se , lideri i BDI-se Ali Ahmeti ka deklaruar se kjo vizitë ka të bëjë me përgatitjen e raportit për Republiken e Maqedonisë, i cili do të përmbyllet në tetor të këtij viti, kur  BE do të bëjë vlerësim për rekomandimin e 6-të  për RM-në. 

Ahmeti dëshiron që ky rekomandim të jetë i fundit por nuk ëhstë marë ndonjë garanci për këtë nga ana e Danielsonit. Ahmeti ka komentuar edhe dorëzimin e  mandateve të LSDM-së . Opozita duhet të dialogoj një nga parimet themelorte të demokracisë është dialogu kompromisi, është vlerësim i imi që opozita nuk ka ndonjë ofertë përmbajtësore, dorëzimi i mandateve nuk është në dobi të opozitës, mendoj se opozita duhej të paraqitet me platformëpër të gjitha çështjet për të cilat ajo mendon se duhe të ketë zgjidhje. Sigurisht që kështu do të kishte fituar edhe përkrahjen e shumë partive politike” ka potencuar Ahmeti .Takimet e Danielsonit vazhdojne edhe gjate dites se sotme. (Mefail ISMAILI, TVM2)