Qendra Shtetërore për Provime shpall rezultatet e maturës shtetërore
Qendra Shtetërore për Provime i ka publikuar rezultatet...

Qendra Shtetërore për Provime i ka publikuar rezultatet nga matura shtetërore për gjithsej 16.426 maturantë, prej tyre 8.274 nga gjimnazet, 7.881 nga arsimi i mesëm profesional dhe 271 nga arsimi i mesëm i arteve.
Vlerësimi mesatar i provimeve eksterne të maturës shtetërore për vitin shkollor 2016/2017 në afatin e provimeve të qershorit është 3,39. Rezultatet e provimit janë publikuar edhe në shkolla si dhe në mënyrë elektronike, në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit.
“Në bazë të konceptit të maturës shtetërore në RM, nxënësit janë të obliguar që t’i nënshtrohen tre lëndëve eksterne të maturës shtetërore, nga të cilat gjuha amtarë është e obliguar. Rezultatet i kemi publikuar sot në orën 12, më datë 06. 07. janë shpallur dhe publikuar rezultatet në shkollat përkatëse për çdo nxënës i cili i është nënshtruar provimit të maturës shtetërore. Nota mesatare nga kjo gjeneratë, e cila është para afatit të ankimimeve, është 3.39”,- deklaroi drejtoresha e QShP-së, Mirushe Ameti.
Nota mesatare do të jetë përfundimtare pas afatit për parashtrimin e ankimimeve që do të zgjasë prej datës 6 deri në 10 korrik të vitit 2017 deri në orën 15. Rezultatet e ankimimeve do të publikohen më 17 korrik nëpër shkolla, ndërsa paraqitja për sesionin e gushtit do të vijojë nga data 11 korrik deri më 19 korrik. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
