Maqedoni

“Vera e Shkupit”- Duo Shkupi me koncert në Suli Han në orën 21:00

07.07.2017 13:31

Sonte, në kuadër të “Verës së Shkupit”, në Fakultetin e arteve figurative - Suli Han prej orës 21:00 do të mbahet koncerti “Duo Shkupi”...

Sonte, në kuadër të “Verës së Shkupit”, në Fakultetin e arteve figurative - Suli Han prej orës 21:00 do të mbahet koncerti “Duo Shkupi” të përbërë nga flautistja, Jeta Starova-Memeti, dhe violinisti, Ermal Mehmeti.

Ata do të interpretojnë kompozime nga projekti “Tingujt e Maqedonisë 2”. Në Galerinë “Stacioni i vogël” do të hapet ekspozita retrospektive për 50 vite krijimtari të karikaturistit, Jordan Pop Iliev.

Gjithashtu do të fillojë tashmë edhe përmbajtja tradicionale e festivalit veror – “Kafe kinema”. Në këtë program kinematografik është projeksioni i dokumentarit amerikan muzikor “Bitëllsat: tetë ditë në javë” nga viti 2016.