Gjuha e urrejtjes, lider rrjetet sociale, mungojnë dënimet
Nuk ka asnjë gjykim kundër gjuhës së urrejtjes....

Nuk ka asnjë gjykim kundër gjuhës së urrejtjes. Përhapja e saj, sidomos përmes rrjeteve sociale, ka çuar edhe në kryerjen e veprave raciste tre viteve të fundit, bëjnë të ditur analizat e bëra nga Instituti Maqedonas i Mediave.
Prokuroria Publike jo vetëm që nuk ka procesuuar, por madje as që e ka identifikuar gjuhën e urrejtjes. Në kushte të tilla viktimat janë të pambrojtura, kurse kryerësit e veprave të inkurajuar për shkak të mosekzistimit të dënimeve.
“Në periudhën e kaluar evidente ishte gjuha e urrejtjes, por praktika gjyqësore është e atillë që deri më tani nuk ka vendim të plotfuqishëm”,- deklaroi Nenad Zhivanovski nga IMM.
Prokuroria duhet të veprojë urgjentisht, vlerëson avokati, Llazar Sandev. Sipas tij, mossanksionimi nxit të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
“Kur dikush e sheh se tjetri nuk sanksionohet, automatikisht konsideron se e drejta e tij e shprehjes është e njëjtë me parafolësin dhe shfrytëzon të njëjtën retorikë. Kjo duhet të çrrënjoset nga ana e Prokurorisë Publike”,- tha avokati, Llazar Sandev.
Më së shumti gjuha e urrejtjes përdoret në rrjetet sociale, thonë nga Komiteti i Helsinkut. Bëhet fjalë për orientimin etnik, politik dhe seksual. Vitin e kaluar janë evidentuar 136 raste, vetëm një procedurë është para Gjykatës.
“Ky ishte rasti kundër Milenko Nedellkovskit dhe kjo është një paradigmë në sferën mediale, sepse një person që përhap gjuhën e urrejtjes nuk ballafaqohet me asnjë dënim”,- theksoi Elena Brmbeska nga Komiteti i Helsinkit.
Ekspertët kërkojnë ndryshime urgjente ligjore në Kodin Penal dhe pjesëmarrje aktive të MPB-së dhe Prokurorisë dhe sensibilizimin të opinionit. (Flutura Latifi, TVM2)
