Botë

Kosova pret qeverinë, Aziri: Presim shansin e dytë, jemi mazhoranca shqiptare

07.07.2017 17:02

KQZ pritet t`i zyrtarizojë rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit...

Asnjëra parti politike nuk mund ta formojë e vetme qeverinë. Subjektet politike flasin për koalicione të mundshme dhe i paraqesin vijat e kuqe. LDK pret shansin e dytë. Lutfi Aziri nga kjo parti thotë se bashkë me Vetëvendosjen përbëjnë shumicën shqiptare në Parlamentin e Kosovës, por presin që mandatin i pari ta marrë PAN. Sipas tij, gjithsesi, Haradinaj për të formuar shumicë duhet të marrë në qeveri pakicat dhe Listën serbe.
 
“Jemi takuar me Vetëvendosjen me të cilën bëjmë shumicën në kuvend prej  62 deputetëve shqiptarë. Legjitimiteti na ka bashkuar. Udhërrëfyesi i Gjykatës Kushtetuese ja dha të drejtën PAN-it  të bëjë shumicë, ata nuk munden të formojnë shumicën dhe këtë e bëjnë me pakicat dhe Listën serbe. Z. Haradinaj duhet të provojë nëse merr mandat dhe ne presim rastin e dytë, atëherë do të bisedojmë, me të tjerët të formojmë qeverinë, me kryeministër që nuk vjen nga radhët e LDK-së”,- tha Lutfi Aziri nga LDK.