Eurostat: Maqedonia, 5 vjet vonesë me regjistrimin
Republika e Maqedonisë tashmë pesë vite vonohet me zbatimin e regjistrimit të popullatës....

Republika e Maqedonisë tashmë pesë vite vonohet me zbatimin e regjistrimit të popullatës, thotë Zyra Evropiane për Statistikë Eurostat, duke përkujtuar se regjistrimi i popullsisë është operacion statistikor dhe jopolitik.
Statistikat duhet të zbatohen vetëm me persona të cilët gjatë kryerjes së regjistrimit do të gjenden në territorin e Maqedonisë dhe nuk janë më shumë se një vit jashtë Maqedonisë, thotë Eurostat.
Pjeter Everaers, drejtor i bashkëpunimit ndërkombëtar të Eurostatit, thotë se metodologjia për zbatimin e regjistrimit është e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara dhe nuk guxon të jetë lëndë e tregtimit politik dhe shtrembërimit të parimit dhe mënyrës së kryerjes, ndërsa me realizimin e çfarëdo qoftë qëllimeve të tjera që nuk kanë lidhje me një operacionin klasik statistik, sepse regjistrimi i këtillë në të ardhmen nuk do të pranohet nga ana e Eurostatit.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoni është bërë para 15 vitesh, zakonisht operacionet e tilla kryhen çdo dhjetë vjet.
