Maqedoni

Mot me diell dhe vranësira, temperaturë deri 37 gradë

08.07.2017 12:07

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare...

Më shumë vranësira do të ketë në pjesët perëndimroe të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e cila përgjatë Vardarit do të jetë më e theksuar.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 19 gradë, ndërsa e ditës prej 31 deri 37 gradë.
 
UV-indeksi do ta ketë vlerën 9.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe më i nxehtë, me erë të dobët deri mesatare veriore. temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 16, ndërsa e ditës do të ngritet deri 36 gradë.
 
Vazhdon periudha e motit kryesisht me diell dhe të nxehtë. Në orët e paradites në viset malore do të ektë kushte për reshje të shkurtëra të shiut me bubullima të rralla. Temperatura e ditës do të jetë në ngritje graduale. Të martën dhe të mërkurën pritet temperatura të arrijë deri 40 gradë Celsius.