Maqedoni

Grabiten dy farmaci në Shkup

08.07.2017 12:54

Nga dy farmaci të "Zegin"-it në dy lokacione të ndryshme në Shkup, mbrëmë dy persona të panjohur me anë të kërcënimit...

Nga dy farmaci të "Zegin"-it në dy lokacione të ndryshme në Shkup, mbrëmë dy persona të panjohur me anë të kërcënimit me armë e kanë marrë qarkullimin ditor.
 
Njëra vjedhje ka ndodhur në farmacinë "Zegin" e cila gjendet në bulevardin "Kërste Misirkov" rreth orës 20:20 në Shkup, ndërsa tjera ka ndodhur 20 minuta më pas në orën 20:40 në farmacinë e cila gjendet në rrugën "Kozle"./mia