Maqedoni
Zaevi në kampin veror të LSDR-së, angazhimi i të rinjve është forcë lëvizëse
08.07.2017 14:37
Kryeministri Zoran Zaev në kampin veror të LSDR-së çdo angazhimi të të rinjve e cilësoi si forcë shtesë që lëvizë shoqërin e vendit tonë...

Sipas tij përmes formimit të aleancave dhe miqësive mund të ndërtohet një e ardhme me ekonomi më të mirë për qytetarët.
“Të gjithe guximshëm e morrëm obligimin për të shpëtuar Maqedonin tani brenga dhe obligimet janë edhe më të mëdha, ardhmëria janë të rinjët, shteti, integrimi në BE dhe NATO, por para së gjithash ardhmërija është përmirsimi I jetës ekonomike të të gjith qytetarëve”, shprehet kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.
Kryeministri Zaev njoftoi se qeveria do të jetë e fokusuar në gjetjen e fondeve shtesë nga grantet evropiane dhe kredite europiane me qëllim parandalimin e migracionit dhe për të krijuar një atmosferë të lumtur në mesin e të rinjve në Maqedoni, dhe kështu të jenë të përfshirë drejtpërdrejt në shoqëri përmes punës kulaitative dhe të paguar mirë.
SANIJE DURAKU
