Maqedoni
Anulohet “Kembrixhi” për mungesë rezultatesh, MASH debate për anulim edhe në shkolla fillore
08.07.2017 15:48
Programi Kembrixh nuk dha rezultate pozitive në sistemin arsimor prandaj pas shfuqizimit të testimit ekstern Qeveria vendosi të stopojë...

Programi Kembrixh nuk dha rezultate pozitive në sistemin arsimor prandaj pas shfuqizimit të testimit ekstern Qeveria vendosi të stopojë edhe këtë program I cili nga muaji shtator duheshte të zbatohet në shkolla të mesme.
Zbatimi I këtij program negativisht ka ndikuar në nxënien e njohurive nga ana e nxënësve vlerëson Këshilltari në Byronë për Zhvillimin e Arsimit Musa Zuka.Sipas tij ky program nuk arriti të realizojë përmirësimin e cilësisë në sistemin arsimor.
“Kemi konstatuar se nuk janë plotësuar kërkesat e parapara me programin e Kembrixhit,janë plotësuar diku 10 deri më 20 % që kërkon program Kembrixh.Tjetër gjë është se nuk është bërë studim I nevojshëm paraprakisht pra vendosjes së Programit Kembrixh,në lidhje me gjendjen material me gjendjen përgaditore të sistemit tone porn ë njëfarë mënyre është bërë ndërhzrje në programet mësimore nga një organizatë Kembrixh dhe nuk kanë qenë të kyqur njerëyit kompetent që meren me përpilimin dhe realizimin e programeve mësimore”, shprehet Këshilltari në Byronë për Zhvillimin e Arsimit Musa Zuka.
Nxënësit e klasës së dytë ishin të detyruar të mësonin gjëra abstrakte të cilat nuk I kuptonin dhe krijoheshte vështërsi në nxënien e njohurive thonë arsimtarët.
“Kur hapet libri aty thoshte mësoni për elektricitetin,shkëmbin granitin mermerin, planet si sillen ,nxënësi I klasës së dytë ti mësoj këto,un jam 40 vite arsimtar dhe njeher I kam mësuar nxëxnësit për gjëra konkrete jo abstakte ndërsa tani mësojnë nga abstraktet në konkrete”, shprehet arsimtari.
Ndërkohë Mash bëri të ditur se së shpejti do të fillojnë edhe debate për shfuqizimin e programit edhe në shkolla filore dhe poashtu potencuan se do tëpërgaditen tekste shkollore me terminologji adekuate të cilat janë adekuate për sistemin arsimor.
FLUTURA LATIFI
