Maqedoni

Gruevski, shqipatarët do e kuptojn kush është Zaevi; LSDM, ballafaqimi me përgjegjësin, frikson Gruevskin

08.07.2017 16:55

LSDM duke ngjallur dyshime përmes PSP-së don të dobësoj VMRO-DPMNE-në vlerson lideri I kësaj partie Nikolla Gruevski...

Ai në një intervist për TV Nova theksoi se LSDM bashk me PSP-në zhvillojn persekutim politik kundër tij dhe përfaqësuesve të partis së tij dhe se nuk është fajtor për asnjë nga aktakuzat e ngritura nga ana e PPS-së.  
 
Vetëm për një muaj qeverisje, LSDM ka arritur t’i mbush ministrit dhe qeverin me kuadro jokompetent tha Gruevski. 
 
“Nga ajo që deri tani po shohim filluan me partizimin e administratës, të gjitha punsimet e deri tanishme janë partiake, filluan me shkeljen e ligjeve, flasin për reforma ndërsa deri tani as një reform nuk kanë bërë.  Ta për të na dobsuar neve si parti, I dhan urdhër PSP-së që të na dorzoj në njumër të madh të akuzave  dhe kanë për qëllim të na ngarkojn me akuza të kota pa dëshmi që të ngjallin dyshim të qyetarët se vërtet jemi marr me kriminalitet. Por, apsolutisht nuk kemi punuar në mënyr kriminele dhe është shumë e qart pse këto akuza u dorzuan në ditën e fundit të PSP-së”, shprehet  lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. 
 
Gruevski  duke fol për votat që shqiptare që ndihmuan Zaevin të vjen në pushtet , tha se është punuar shumë që partia që drejton ai të paraqitet si armik i shqiptarëve, megjithatë sipas tij koha do ta dëshmoj të kundërtën.
 
“Unë do të them një dicka shqiptarët  tani do ta ndjejn dhe do ta mësojnë se kush është Zoran Zaevi, maqedonasit e dinë, dhe jo rastësisht pas sulmeve të shumta ata vendosën që shumicën të na e besojnë neve. Por shqiptarët vendos që të ndjejn në korriz të tyre Zoran Zaevin, do vjen koha dhe do të shofim se çka do të fitojn”, shprehet  lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
 
Nga LSDM-ja përmes një reagimi me shkrim akuzojn Liderin e VMRO-DPMEN-së se ai nuk ka menduar asnjëherë për nevojat e qytetarëve, por për përmbushjen e dëshirave personale, dhe pikërisht për këtë sjellje të tij shumica e qytetarëve e dënuan në zgjedhjet e fundit parlamentare. 
 
“Qytetarët shumë mirë e dijnë se si ka qeverisur Gruevski. Gjithë opinioni ka dëgjuar si dhe kush urdhëroi rrënimin e “Kosmosit”, kush dhe si është marrë vesh për ndërtimin e autostradave, si janë bërë parregullsitë zgjedhore dhe si është porositur dhuna para Komunës Qendër”, thuhet në reagimin me shkrim të LSDM.
 
Sipas tyre sjelljet e këtilla të Gruevskit, shkaktohen nga frika e tij për tu ballafaquar me përgjegjësinë. 
 
SANIJE DURAKU