Maqedoni
Familja Upaleni me shtëpi të re
08.07.2017 17:18
Jo rastësisht, shpesh thuhet se gjithçkaje të bukur shpej i vjen fundi...

Por kësaj rradhe me plot gojën themi që edhe të keqes dhe skamjes mund ti vijë fundi. Kjo së fundmi u dëshmua me shtëpinë e re të cilën tash më do të mund ta shijojnë dhe shfrytëzojnë familja Ulpiani nga Shullani I Dibrës të cilët vite të tëra kanë jetuar në një skamje të thelëlë dhe shpesh e shoqëruar edhe me pa shpresë. Anëtarët e kësaj familjeje sikur janë në botën e ëndërrave, sikur nuk ju besohet që mënyra e të jetuarit përfundimisht ndryshoi.
Kjo ndodhi falë publikimit të jetës së vështirë të kësaj familjeje në TVM2 në emisionin “Lot dhe Gëzim”, dhe kontributit zemërgjerë dhe të pakursyer të disa donatorëve të cilët gjatë muajit të ramazanit vendosën që kësaj familjeje posaçërisht voglushëve Suelin dhe Eltionin tua këthejë shpresën dhe gëzimin në sytë e tyre.
Sigurisht që kontributi I njerëzve që shtrijë dorën e solidaritetit nuk përfundon këtu… Për këtë familje ka marrë fund kokëçarja edhe për shkollimin e fëmijëve të tyre. Të gjitha tash më I kanë të sigururara.
Për këtë të mirë që i ndodhi, kryefamiljari Bedriu të cilit akoma përmes zërit mund tia diktosh hallet dhe vuajtjet qe ka patur, shpreh mirënjohje dhe falemenderime pa fund per të gjithë ata që ia mundësuan voglushëve të tij një jetë më të mirë ...
“Jemi shume te kenaqur , femijet jane shume mire , une jam shume I lumtur jam shume I gezuar dhe femilejte jane shume mire , per 3 muaj eshte aritur te behem me shtepi , me kane mar telefon shqiptar ng ate gjitha trojete”, shprehet kryefamiljari Bedri Upaleni.
“Në fshtatin Shullan kemi kaluar veshtiresi , tani kemi gjithcka afër... Falemindeoj ata që kane ndihmuar, nuk besoja se do na ndihmojnë kaq shumë, se ne do te behemi me shtepi , menjeherë ate ditë na morrën në telefon , për ramazan na ndihmuan njerzit me shume , edhe femijet jane shume mire tash ,ata as qe duan te degjojne per fshatin Shullan”, shprehet kryefamiljari Bedri Upaleni.
Por si jetonte kjo familje me herët le te percjellim disa pamje te xhiruara vetëm një muaj më parë....
Bedri dhe Arta Upaleni nga Shullani ka një muaj që janë shpërngulur në Dibër, falë komunitetit shqiptarë i cili jeton dhe vepron në SHBA, dhe atij me gjerë. Jeta në lagështi dhe frika sepse ishin te vetmit në fshat prej vitesh do të mbeten vetëm një kujtim prekës për këtë familje edhe për një kohë, sepse e kaluara sado e mirë apo e keqe nuk harrohet asnjëherë.
HAMIDE IBRAHIMI
