Maqedoni

Akuza mes VMRO dhe LSDM, VMRO : Qeveria është cenzuruese; LSDM: Bëhet fjalë për sabotim

08.07.2017 19:24

Qeveria e LSDM-së është cenzuruese, zbaton dhe dëshirojnë të realizojë errësirë mediatike...

Ata në mënyrë selektive ndalojnë portale në kompjuterët e qeverisë”, tha Koçe Gavrilov, anëtarë i Komitetit Qendror I VMRO- DPMNE-së.  Nga VMRO – DPMNE kërkojnë gjithë shoqatat gazetareske ta gjykojnë këtë lëvizje të qeverisë.
 
“Ky veprim totalitar është në kundërshtim me të gjitha vlerat demokratike dhe evropjane”, shprehet Koçe Gavrilov nga VMRO – DPMNE.
 
Gavrilov thotë se kjo hap dyshim se qeveria e kryeministrit Zaev përpara siç tha veprimeve antishtetërore të cilat planifikon ti zbatojë, ka për qëllim ti heshtë mediat të cilat nuk pajtohen me politikën e tyre.
 
Nderkoh Lsdm në reagimin e saj akuzon VMRO – në se në qeversijen e saj arrestoheshin gazetarë,shkatëroheshin media kurse Maqedonia ishte mes vendeve te fundit ne Evropë për nga liria mediatike. Sipas LSDM-së VMRO sot si opozitë me dyftyrësi akuzon për gjoja censurë dhe trysni ndaj mediave.
 
Koha e qeverisjes së VMRO DPMNE së ishte kohë e presioneve, frikesimit, arrestimit dhe mbylljes se mediave dhe ishte periudha më e zezë e gazetarisë ne Maqedoni,  theksohet ne reagimin e LSDM-se.