Maqedoni
Pastrim i Matkës nga mbeturinat
09.07.2017 13:07
Me moton "N XHEP, nëse nuk ka ku tjetër!", sot pasdite do të zbatohet aksioni për grumbullimin e mbeturinave në Matkë...

Aksionin që e organizon Lëvizja për edukim dhe avancim të dialogut LEAD, fillon në ora 17, ndërsa vendi i takimit është stacioni i fundit i autobusit 60.
"I ftojmë qytetarët e Shkupit që të kyçen. Disa grupe formale dhe joformale, si dhe individë, tashmë kanë paralajmëruar se do të jenë pjesë e aksionit", kumtoi LEAD.
Ky është aksioni i dytë nga shtatë të planifikuarat për pastrimin e vendeve të ndryshme të Shkupit dhe rrethinës në shtatë muajt e ardhshëm dhe projekti i dytë nga faza e dytë e "N XHEP, nëse nuk ka ku tjetër!". I pari është realizuar vitin e kaluar në Vodno./mia
