Botë

Në përmbytjet në Japoni kanë humbur jetën 18 persona, ndërsa 27 rezultojnë të zhdukur

09.07.2017 14:09

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën, ndërsa 27 rezultojnë të zhdukur në përmbytjet, që e goditën pjesën jugore të Japonisë...

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë personat e zhdukur, kumtuan përfaqësuesit lokalë.
 
Ishulli Kjushu është shkatërruar pasi që lumenjtë dolën nga shtretërit, ndërsa sasi a e madhe e ujit mori disa pjesë të rrugëve.
 
Policia lokale theksoi se pesë persona janë në gjendje kritike.
 
Mijëra persona janë evakuuar dhe akomoduar në strehimore të përkohshme, por numër i madh i persona akoma janë të bllokuar në shtëpitë e tyre.
 
Më shumë se 500 persona janë të shkëputur nga bota, ndërsa urat e shkatërruara dhe uji e vështirësojnë punën e ekipeve të shpëtimit./mia