Botë

Policia braziliane ka sekuestruar 5,1 tonë marihuanë

09.07.2017 14:42

Policia braziliane ka sekuestruar 5,1 tonë marihuanë në shtetin Santa Katarina...

Marihuana është gjetur në një kamion, kumtuan autoritetet lokale.
 
Tre persona janë arrestuar gjatë operacionit që është zbatuar të enjten.
 
Janë arrestuar shoferi i kamionit dhe dy vëllezërit e tij, për të cilët dyshohet se janë pronarë të drogës.
 
Sipas të dhënave të para nga hetimi, vëllezërit janë të ndërlidhur me edhe dy afera tjera për kanabis - pesë tonë të sekuestruara në maj dhe 4,7 tonë të sekuestruara në qershor./mia