Botë

Ka hyrë në fuqi marrëveshja për armëpushim në Siri

09.07.2017 15:16

Marrëveshja për ndërprerjen e zjarrit në pjesën jugperëndimore të Sirisë sot në mesditë, sipas kohës lokale, ka hyrë në fuqi.

Mbrëmë, pas takimit të presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vlladimir Putin, u kumtua se është arritur marrëveshje për ndërprerjen në pjesën jugperëndimore të Sirisë.
 
Marrëveshja, që u bë midis SHBA-së dhe Rusisë, mori mbështetje nga KB-ja,
 
Zëvendës-përfaqësuesi special i KB-së për Sirinë, Ramzi Ramzi deklaroi se shpreson se marrëveshja do të sjell deri në zvogëlim të dhunës në Siri, si dhe deri në arritje të marrëveshjeve të reja në vend.
 
"KB-ja çdoherë provon t'i zvogëlojë tensionet dhe eskalimin e luftërave, ndërsa unë mendoj se ky hap është në drejtim të duhur", theksoi Ramzi./mia