Maqedoni

Ahmeti për “Kathimerini”: Zgjidhja e emrit dhe NATO, prioriet i qeverisë

09.07.2017 16:02

Dy prioritetet e qeveris së re janë zgjidhja e kontesti shumë vjeçar të Maqedonisë me Greqin lidhur me emrin kushtetues dhe antarsimin në NATO...

Dy prioritetet e qeveris së re janë zgjidhja e kontesti shumë vjeçar të Maqedonisë me Greqin lidhur me emrin kushtetues dhe antarsimin në NATO ka thënë lideri I BDI-së Ali Ahmeti në intervistën për gazetën greke Kathimerini.  
 
Ahmeti  gjatë intervistës vuri në dukje se Shkupi nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Greqisë.
 
“Zgjidhja e konfliktit për emrin është një nga prioritetet tona më të mëdha. Ne jemi fqinj dhe e ardhmja jonë e përbashkët është në BE. Greqia duhet të jetë fanari që do të na udhëheqë ne në BE. Ne do të anëtarësohemi në NATO me referencëm FYROM -IRFJM”, ka thën Ahmeti. 
 
Ai më tej ka folur edhe për ndodhit e fundit në vend, situatën në rajon, si dhe për deklaratën e partive shqiptare që nga pala maqedonase u cilësua si Platforma e Tiranës.  
 
Ai sqaron se deklarata ishte në përputhje me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, programet e gjithë partive dhe marrëveshjen e Ohrit. 
 
“Çfarë kërkojmë ne? Kërkojmë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, me qëllim që shqiptarët të mos jemi këtu si “qeraxhinj”, por autoktonë në vatrat tona. Kërkojmë gjithashtu që Kosova të njihet si shtet dhe Shqipëria të ketë stabilitet dhe paqe. Këto tre vende, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, të jemi të tre në NATO. Kërkojmë që Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Bullgaria, të jenë në një Europë të madhe, që shtrihet nga Athina deri në Stokholm”, thekson Ali Ahmeti.
 
Lideri I integristëve , Ali Ahameti është shprehur se në Maqedoni nuk ka rrezik për marrëdhëniet ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.
 
“Po shoh se ka nga të gjithë një qëndrim konstruktiv. Ndërkaq, gjithçka do të varet nga menaxhimi i suksessshëm i situatës prej qeverisë", ka thën Ahmeti në intervistë për të përditshmen greke “Kathimerini”.
 
SANIJE DURAKU