Maqedoni
Pushimet verore, rriten temperaturat, rriten çmimet e ofertave
09.07.2017 16:28
Temperaturat e larta vijojnë të ngriten, janë ngritur edhe ofertat për pushime verore...

Temperaturat e larta vijojnë të ngriten, janë ngritur edhe ofertat për pushime verore , nderkaq interesimi I qytetareve dhe mundesit për të ndar buxhetin familjar qofte edhe për pushime javore gjithnjë e më shumë kufizohet.
Agjensitë turistike pohojnë diferencën e çmimeve nga viti I kaluar , që rezulton të ketë qen dukshëm më i lirë, si rezultat i ndikimeve të zhvillimeve politike, siq ndodh me një nga destinacionet më të afërta për qytetarët e Maqedonisë, Turqinë.
Këtë sezonë janë ngritur çmimet edhe në bregdetin shqipëtar, megjithatë agjensit turistike pohojnë se ka oferta për çdo lloj buxheti.
“Destinacione ka të shumta mirëpo interesimi është pak më I ulët ndoshta pse është krizë ekonomike në rajon, cmimet ishin në turqi pak më të lira se sivjet, pershkak tl gjendjes në Turqi , mirepo interesim ka, sepse ka dasma dhe udhetojne per muaj te mjaltit dhe per pushime. Shqiperia mbetet me e lire destinacioi I Durresit Shkembi I Kavajes , Golemi , Saranda, Ksamili, janw me shtrenjtw se vjet, 20 euro fjetja me mengjes ne Sarandw ndersa tani eshte 32 euro per person”, shprehet punonjesa ne agjencine turistike.
Ngritja e çmimeve pasohet nga kufizimet e qytetarëve , shumica e të anketuarve nuk kanë planifikuar pushimet verore, megjithatë Shqipëria mbetet destinacioni më i kapshëm dhe më I preferuar për qytetarët e Maqedonisë.
“Si qytetar I shkupit ose si shqiptar kisha preferuar Shqiperinw nese ka asi mundesi finanasiare.
Me shum ne Shqiperi pse Sarande ose ne Durres. Per momentin nuk e kam plan te shkoj ne pushim ne qoft se vendosi, per mua ndoshta e lejon buxheti per disa njerez nuk eshte e mundshme.
Nuk I preferoj plazhet me shum e kisha shetit ndonje qytet te Evropes vec per qejf, Po kemi vendosur pushimet ti kalojme ne Ulqin bashk me familjen besoj per nje jave. Cdo her shkojme atje dhe kemi vendos te shkojm prap”, shprehen qytetaret.
Qytetaret pohojne se buxheti I kufizuar familjar nuk mjafton për planifikim te pushimeve verore, pasi që shpenzimet për një person janë më të larta se paga mesatare mujore.
“Un si pensioner , pensionin qe kam nuk pergjigjet per pushime fare, por për ata që shkojnë ne pushime me sepaku duhet te ken 300 euro rroge mujore...
Buxheti ndoshta na lejon nje vizi nje vikend te bejm diku, me shum nuk e besoj.
Une nuk shkoj se jam tregtar me vetura punoj dhe nuk kam kohe, 1000 euro me se paku nevoitet buxhet”, shprehen qytetaret.
Edhe pse muaji gusht eshte sezone e larte dhe çmimet janë për 30 % më të larta , të anketuarit e preferojnë muajin gusht për të kaluar pushimet e tyre.
ARLINDA BAFTIU
