Maqedoni
Temperaturat e larta, Kryqi i Kuq: Të gatshëm për të ndihmuar qytetarët
09.07.2017 16:47
Temperaturat e larta po na pengojnë te gjithëve,po rritet numri I thirjeve si në ndihmën e shpejtë ashtu edhe në kujdestari...

Problemet më të shpeshta shëndetësore janë dehidrimi dhe kolapsi I qytatarëve sidomos I atyre që gjatë orëve kur nuk rekomandohet te dalin jashtë ata qarkullojnë nëper rrugë me apo pa nevojë.
Kështu bëjnë të ditur nga ekipet e Kryqit të kuq të cilat edhe sivjet janë në lëvizje e gadishmëri për ti ndihmuar qytetarët duke u ofruar ujë dhe ndihmë mjekësore dhe transport në rast nevoje.
“Me të vërtet bëhet fjalë për temperatura të larta dhe për kohë kur duhet ti zbatojmë rekomandimet e ministries së shnëndetësisë dhe ndihmës së shpejtë , që te mos dilet jashtë pa nevojë sidomos prej orës 11 deri në ora 17”, shprehen nga Kryqi i Kuq.
Sipas Kryqit të Kuq qytetarët duhet të konsumojnë ushqim më të lehtë,lëngje e ujë,të veshim rrobe të holla me ngjyra të hapura,ndërsa të sëmurit kronikë të marrin terapinë me regullë.
Ata thonë se ekipet e tyre cdo ditë janë ne terren, por më teper intervenime dhe ndihmë qytatrëve u japin gjatë ditëve të punës ndërsa gjatë fundjavës ka më pak raste.
Se temperaturat janë të larta dhe pengojnë e vërtetojnë edhe qytetarët të cilët mundohen ti zbatojnë rekomandimet e mjekëve që së paku ti parandalojnë komplikimet e mundëshme.
“Po temperaturat janë të larta, na pengojnë,por mundohemi ti zbatojmë këshillat e mjekëve,largohemi nga I nxehti,konsumojmë ushqim të lehtë dhe lëngje...
“Po po na pengojnë,por ikim nën hije,hamë ushqim të lehte me shumë pem e perime dhe gjithsesi ujë shume ujë...
“Shumë nxehtë nuk dilet nga shtëpia”, shprehen qytetaret.
Ndërkohë metereologët njoftojne se temperatura të larta deri mbi 40 gradë Celsius do të ketë deri te mërkurën, duke mos përjashtuar freski të motit dhe të reshurat e shiut vetëm në vendet malore.
