Maqedoni

Sela, nësa brenda 100 ditësh nuk miratohet ligji për shqipen dalim nga qeveria

09.07.2017 17:46

Në qoftë se brenda 100 ditëshin e parë të qeverisë nuk miratohet ligji për gjuhën shqipe LR-PDSH do të largohet...

Në qoftë se brenda 100 ditëshin e parë të qeverisë nuk miratohet ligji për gjuhën shqipe LR-PDSH do të largohet nga qeveria është shprehur kreu I kësaj partie Ziadin Sela. Sipas tij ligji I gjuhës shqipe duhet të miratohet sa më shpejtë, dhe I njëjti nuk ka nevojë që të shkoj në komisionin e Venedikut.
 
“Ne kemi thënë që në qoftë se Brenda 100 ditshin nuk miratohet ligji për gjuhën ne do të lëshojmë qeverinë ,dhe nuk e di pse duhet të përtëritemi ku akoma 100 ditshi nuk është bërë. Do vi 100 ditshi qëndrojmë në atë deklaratë që e kemi bërë dhe opinioni do të jetë dëshmitë I miratimit të ligjit. Kanë qarkulluar në opinion se komisioni I Venecias që duhet të deklarohet për këtë çështje gjoja me arsyetimin se do të bije ka zëra që ligji mund të bije në gjykatën kushtetuese , nuk duhet me u shqetësua për këtë çka bëjnë gjykata kushtetuese , sepse atëherë do të lind nevoja edhe e ndryshimeve kushtetuese”, shprehet kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.
 
Nga ana tjetër  Sela është shprehur se me ribalanicin e buxhetit që është bërë ka pjesë të kërkesave të shqiptarëve , por më miratimin e buxhetit të ardhshëm sigurisht që do të plotësohen kërkesat e deklaratës së përbashkët për ndarjen e buxhetit.
 
“Pakë janë mundësit kur bëhet rebalancë të përfshihen gjitha kërkesat , por natyrisht pjesë të platformës ton politike , janë marrë parasysh në rishikimin e buxhetit jemi duke analizuar akoma. Për këtë do të jeni dëshmitar në kohën kur do të miratohet buxheti , pasi jemi ende në fazën e emërimeve dhe shalonit I tret akoma nuk është emëruar do të duhet të bëhet ndarja dhe të emërohet edhe shaloni I tret edhe respektimi I ligjit për zhvillim të barabartë rajonal edhe komisioni janë pjesë të deklaratës së përbashkët dhe ato patjetër do jenë realitet dhe do të bëhen”, shprehet kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.
 
I pyetur nga gazetarët se si e vlerëson deklaratën e kryeministrit Zaev që tha muaj më parë për  Kosovën që do të votoj I përmbajtur për anëtarësimin e saj në UNESKO- ai është përgjigjur shkurtë se vota e Maqedonisë për Kosovën do të jetë pro në UNESKO. Sela këto koment I bëri gjatë kuvendit të rregullt që pati sot kjo parti në Tetovë .
 
VISAR SADIKI