Botë

Forcat irakiane të sigurisë, pritet të deklarojnë fitore në Mosul

09.07.2017 18:26

Rreth 1.000 militantë të DEASH-it janë vrarë gjatë më shumë se dy muaj luftime në qytetin e vjetër të Mosulit, sipas një komandanti të lartë të policisë irakiane...

Herët gjatë ditë së sotme një oficer i policisë irakiane tha se të paktën 23 ushtarë u vranë në përleshjet me terroristët e DEASH-it në qytetin e vjetër të Mosulit, gjatë dy ditëve të fundit.

Që nga tetori, forcat irakiane, të mbështetura nga koalicioni ajror i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të largojnë DEASH-in nga Mosuli, bastioni i fundit i grupit terrorist në Irakun e veriut.

Forcat irakiane të sigurisë thonë se pritet të deklarojnë fitore në Mosul në orët vazhdim, një zhvillim që do t’u jape fund irakianëve të kalifatit të vetëshpallur të Shtetit Islamik.

Një korrespondent i një televizioni irakian që raporton nga brenda forcave irakiane, tha se e është çështje orësh para se të shpallet fitorja përfundimtare.

Muaj të tërë luftime, kanë shkatërruar pjesën më të madhe të Qytetit të Vjetër, duke përfshirë xhaminë historike 850 vjeçare Grand al-Nuri dhe minarenë e saj 45 metra e gjatë që xhihadistët hodhën në erë së fundmi.

Kombet e Bashkuara kanë parashikuar se do të duhen mbi 1 miliardë dollarë për riparimin e infrastrukturës bazë të Mosulit.