"Melodi nga Vietnami" - koncerti i kuartetit me harqe nga Ho Shi Min

10.07.2017 09:46

Në festivalin "Vera e Shkupit" sonte mysafirë do të jenë Kuarteti...

Në festivalin "Vera e Shkupit" sonte mysafirë do të jenë Kuarteti me harqe HBSO nga Baleti dhe opera e qytetit Ho Shi Min.

Koncerti me dy violina, violë dhe violonçelo titullohet "Melodi nga Vjetnami" dhe do të mbahet në galerinë e Hamamit të Daut Pashës me fillim prej orës 20:30.

Në kuadër të programit të filmave "Kafe kinemaja" në Suli Han / FAF prej orës 21 do të shfaqet filmi i produksionti kanadez dhe francez "Vetëm fundi i botës" prej vitit 2016 me skenar dhe regji të Ksavier Dolan.

Filmi fitoi Gran-pri prej jurisë së festivalit të Kanës, tri çmime Cezar dhe pesë çmime kanadeze për film