Basketboll

Nis sonte finalja e NBA

05.06.2014 16:44

Për të dytin sezon rresht, Miami Heat do të ndeshet në finalen e madhe të NBA kundër San Antopnio Spurs...

Për të dytin sezon rresht, Miami Heat do të ndeshet në finalen e madhe të NBA kundër San Antopnio Spurs. Skuadra nga Florida që sezonin e shkuar arriti të shpallej kampione, edhe pse e pa veten në disavantazh 3-2, barazoi rekordin e Boston Celtic me 4 finale radhazi, por nuk kërkon të ndalet me kaq. Trajneri Erik Spoelstra nuk ka dyshime se skuadra është e motivuar për të arritur një tjetër sukses.

Ai thekson se në këtë fazë asgjë nuk do të ketë rëndësi, nëse skuadra e tij nuk arrin të fitojë, edhe pse të dyja skuadrat po zhvillojnë ndeshje të pabesueshme në play off. Ndërkohë, Dwayne Wade nuk ka asnjë dyshim se Miami Heat është skuadra më e mirë në NBA.

Sipas tij, në finale ndodhen dy ekipe që e kanë merituar për atë çfarë kanë treguar gjatë gjithë sezonit. Me elozhe për kundërshtarët shprehet edhe ylli i skuadrës nga Florida, LeBron James. “Unë mendoj se të dyja ekipet janë shumë profesioniste edhe pse kanë mënyra të ndryshme organizimi.

Ata nuk na pëlqejnë ne dhe ne gjithashtu nuk i pëlqejmë shumë ata. Mund t’i kuptoj komentet e Duncan gjatë dy ditëve të fundit, por ai nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse na ka karikuar edhe më shumë për sfidën”, ka thënë Wade.

Në anën e kundër, të motivuar para serisë finale, janë edhe veteranët e San Antonios, të cilët do të orvaten që të arrijnë edhe njëherë kulminacionin e tyre, siç ishte rasti disa herë më parë deri më tani. Duncan, lojtari me përvojë më të madhe në rradhët e tyre, është I etur për fitore dhe hakmarje.

“Është vështirë të besohet se në ç`farë ritmi jemi pas debaklit të vitit të kaluar. Por, ne arritën të kthehemi. Kemi edhe katër ndeshje për ti fituar dhe kësaj rradhe do të bëjmë një gjë të tillë. Jemi të lumtuar që do të luajmë sërish kundër Heat. Edhe më tutje e mbajmë mend disfatën dhe eliminimin e vitit të kaluar”, është shprehur Duncan.

Ndeshja e parë e sërisë finale, do të zhvillohet sonte në mbrëmje në ‘AT & T Center’ të San Antonios.

MUSTAFA ADEMI