Austria ia ndaloi hyrjen në vend minsitrit turk të Ekonomisë
10.07.2017 10:44
Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zajbekçi....

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zajbekçi, i cili duhej të merrte pjesë në tubime me rastin e përvjetorit të tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet në Turqi që do të mbahen në Austri, mori ndalesë për hyrje në vend, kumtoi Ministria austriake e Punëve të Jashtme.
"Mund të konfirmoj se ministri i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurc me të vërtetë ia ndaloi ministrit turk të Ekonomisë të hyjë në vend", deklaroi një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ai theksoi se, vizita e ministrit turk me rastin e pjesëmarrjes në këto tubime do të paraqiste "kërcënim për rendin publik dhe sigurinë në Austri".
