Luftimet në Irak, çlirohet Mosuli, selia e organizatës terroriste “Shteti Islamik”
Kryeministri irakian, Hajder Al Abedi....

Kryeministri irakian, Hajder Al Abedi, sot ka njoftuar se qyteti i Mosulit është i çliruar me ç’rast shpalli dhe fitoren ndaj xhihadistëve të organizatës terroriste “Shteti Islamik”.
Megjithatë, sipas agjencive të huaja, luftimet në qytet akoma nuk janë të përfunduara në pjesën veriore të Irakut dhe dëgjohen të shtëna dhe bombardime. Ditëve të fundit disa xhihadistë kanë qenë të rrethuar edhe atë për një kohë në pjesën e vjetër të qytetit Mosul.
Çlirimi i Mosulit, i cili është cilësuar si selia kryesore e xhihadistëve, llogaritet të jetë fitorja më e madhe në Irak kundër “Shtetit Islamik”. Terroristët e okupuan qytetin në vitin 2014, po ashtu edhe qytete të tjera të Irakut.
Ofensiva luftarake për çlirimin e qytetit të Mosulit filloi më datën 17 tetor të vitit 2016 nga ana e forcave irakiane, të cilat u përkrahën edhe nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga ShBA-të.
Ofensiva shkaktoi edhe kriza të shpeshta humanitare, me ç’rast mbi 700 mijë civilë ishin të detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre.
Çlirimi i qytetit të Mosulit nuk nënkupton përfundimin e luftës në Irak, sepse atje tashmë ka dhe shumë vatra lufte si në Irak ashtu edhe në rajonin qendror të Sirisë, ku gjithashtu qyteti Raka është edhe më tej i okupuar.
