Mihael Rot në Shkup në takim me kryeministrin Zaev
Kryeministri Zoran Zaev pasdite në Qeveri....

Kryeministri Zoran Zaev pasdite në Qeveri do të ketë takim me sekretarin shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot.
Përkundër vizitës së sekretarit shtetëror, Rot, nga MPJ-ja gjermane kumtuan se ai ka shprehur dëshirë nga përkushtimi i reformave të Qeverisë së re në vend, formimi i të cilave, theksojnë ka qenë i gjatë dhe i vështirë.
"Ishte koha që të tejkalohen bllokadat në IRJM. Politikanët përgjegjës e morën vendin në një situatë shumë të vështirë. Prandaj jam i kënaqur nga sinjalet e para shpresuese nga qeveria e re. Kryeministri Zaev tha qartë se dëshiron që në mënyrë themelore të merret me integrimin në BE dhe se është sinqerisht i interesuar për pajtim rajonal", thuhet në informacionin e MPJ-së gjermane para vizitës.
Diplomati gjerman vjen në Shkup pas vizitës në Beograd.
Mihael Rot është një nga diplomatët më me ndikim në MPJ-në gjermane, ai është anëtar i socialdemokratëve gjermanë dhe një prej bashkëpunëtore më të afërt të ministrit të Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel, i cili është pjesë e fushatës së SPD-së për zgjedhjet federale të caktuara për në shtator, ndërsa merr pjesë edhe në meditimin ndërkombëtare për krizën në Katar.
