Maqedoni

Shtyhet gjyqi për rastin “Maxhar Telekom”, ftesa në adresë të gabuar

10.07.2017 17:11

Seanca gjyqësore për rastin “Magjar Telekom” është shtyrë për më 17 tetor për shkak se në gjykatë...

Seanca gjyqësore për rastin “Magjar Telekom” është shtyrë për më 17 tetor për shkak se në gjykatë nuk u paraqit dëshmitari kryesor. Dëshmitari që nuk u paraqit është përfaqësues i “Kameni Most Komunikacii”.
 
Sipas avokatit mbrojtës, Nenad Janaqieviq, Gjykata në këtë rast ka dërguar ftesë për një person të gabuar.
 
“Është dorëzuar ftesa përmes Ministrisë së Drejtësisë deri te Ministria e resorit në Hungari dhe është kthyer nga atje se Imre Atila ka pranuar dokumentacionin e rregullt, por Imre Atila është person i gabuar. Unë këtë ia tregova Gjykatës dhe konsiderojmë se ka dorëzim të gabuar. Por, Gjykata konsideron se është ftuar, rrjedh procedura dhe gjykohet në mungesë”,- deklaroi avokati mbrojtës, Nenad Janakievic.
 
Sipas Janakieviçit, ka vërejtje për ekspertizat e bëra dhe janë parashtruar 75 pyetje për të cilat nuk ka marrë përgjigje. Ai më tej shtoi se të dënuarit në Gjykatën e Nju Jorkut nuk e kanë pranuar fajësinë, por kanë bërë marrëveshje me Gjykatën. 
 
Rasti “Magjar Telekom” ka marrë epilog gjyqësor në ShBA, ndërkohë në gjykatat e Maqedonisë rasti vazhdon të zvarritet. Për rastin në fjalë në Maqedoni nga ana e PPS-së janë hapur dy procedura, ndërsa nga Prokuroria Publike një procedurë. 
 
FLUTURA LATIFI