Maqedoni

Ankesa për lëndët “Fortesa” dhe “Target”, PPS kërkon nga Apeli seancë publike

10.07.2017 17:32

Prokuroria Publike Speciale do të kërkojë seancë publike nga Gjykata Apelit në Shkup...

Prokuroria Publike Speciale do të kërkojë seancë publike nga Gjykata Apelit në Shkup, që ta rishqyrtojë ankesën e ish-shefit të Departamentit të Pestë të Ministrisë, Goran Grujovski, i akuzuar për rastet "Fortesa1", “Fortesa2” dhe "Target", që PPS-ja i ka bashkuar në një lëndë.
 
Seanca të cilën e kërkon PPS-ja ka të bëjë me vendimin e ankesës, të cilin Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 në vend të paraburgimit, Grujovskit i ka shqiptuar masë kujdesi dhe të njëjtit i është konfiskuar vetëm pasaporta. 
 
“PPS deri tani ka dorëzuar gjithsej 30 ankesa të vendimeve nga ana e Këshillit Penal. Ankesat e PSP-së ende janë në Gjykatën Themelore Shkupi 1, sepse kalon afati prej tre ditësh për anën e kundërt. Në këtë rast pala mbrojtëse duhet t’u përgjigjet ankesave dhe pasi të kompletohen do të dorëzohen ne gjyqin  më të lartë për shqyrtim dhe vendimmarrje”, - thuhet në komunikatën me shkrim.
 
Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 thonë se ankesat janë duke u kompletuar. Ndërsa nga VMRO-DMPNE-thonë se PPS-ja është instrument i LSDM-së, i cili përdoret për qëllime politike.
 
“PPS-ja ka marrë urdhër të sulmojë politikisht VMRO-DPMNE-në dhe kryesinë e saj. Mundohen në çdo mënyrë ta njollosin dhe dobësojnë partinë. Prandaj, kërkojnë masa vetëm kundër deputetëve dhe funksionarëve të partisë. Kërkojnë pa kurrfarë argumenti t’u merren dokumentet e udhëtimit 50 funksionarëve vetëm të VMRO-DPMNE-së dhe askujt tjetër”,- theksoi Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE.
 
Rasti “Fortesa” ka të bëjë me shkatërrimin dhe asgjësimin e mjeteve dhe dy sistemeve, me të cilën është kryer përgjimi nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim që, sipas PPS-së, shtetit dhe buxhetit i kanë shkaktuar dëm rreth 10 milionë euro.
 
Për këtë janë të akuzuar 5 persona, në mesin e të cilëve edhe ish-ministrja e MPB-së, Gordana Jankulloska, dhe kryeshefi në DSK, Goran Grujoski.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU