Maqedoni

Ohër, vazhdojnë dridhjet e tokës, dy prej tyre me fuqi prej 3.3 ballësh

10.07.2017 17:45

Vazhdojnë dridhjet e tokës në rajonin e Ohrit...

Edhe pse prononcimet  nga ana e zyrtarëve janë qetësuese dhe qytetarët nuk duhet të shkaktojnë panik, sepse këto janë vetëm afet shoke të cilat brenda një muaji pritet të përfundojnë.

Banorët e qytetit të Ohrit vazhdojnë të mos flenë të qetë nga dridhjet.

Më shumë tërmete, epiqendrat e të cilave vijnë nga rajoni epiqendror i Ohrit janë regjistruar natën e kaluar.

Një pjesë prej tyre janë ndjerë në Ohër dhe rrethinë. Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup kumtoi se dy tërmete me magnitudë prej 3,3 ballë sipas Rihterit janë regjistruar në orën 04:37 dhe në orën 04:39.

Paraprakisht, në orën 04:16 ka pasur tërmet me fuqi prej 2,7 ballëve dhe në orën 02:12 me magnitudë prej 2,8 ballëve sipas Rihterit.

Prej më 18 qershor deri më tani në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.200 tërmete.

Shumica e tyre ishte me intensitet të dobët, ndërsa më i fuqishmi ishte tërmeti në javën e kaluar me intensitet prej 5 shkallë të njësisë matëse Rihter.

Kjo dridhje ka shkaktuar shqetësim të banorëve dhe turistëve në Ohër ku dhe janë paraqitur dëme të shumta materiale.

REJHANE BUSHI-METAJ