Maqedoni
VMRO akuzon: LSDM partizon të gjithë vendin
10.07.2017 18:19
VMRO- DPMNE sërish ka lëshuar akuza në adresë të LSDM-së, duke thënë se kjo parti ka filluar me partizimin e gjithë vendit...

Kjo sipas VMRO-së po shihet drejtpërdrejt gjatë emërimeve të kuadrove në postet e administratës, për të cilët VMRO vlerëson se janë njerëz partiak edhe atë drejtpërdrejt të kryesisë qendrore të kësaj partie.
Nga kjo parti nuk kursyen tone kritike edhe ndaj përfaqësuesve të OJQ-ve, të cilët sipas VMRO-së cilësohen si përfitues të rastit në përfshirjen e tyre në postet qeveritare.
“Zaevi u betua se nuk do ta partizojë administratën, ndërsa si njeri të parë të administratës ka caktuar një anëtar të bordit ekzekutiv të LSDM-së. Spase Gligorov u përpoq ta mjegullojë opinionin me dorëheqjen nga postet partiake. Ky është nënvlerësim i inteligjencës të publikut që ndjek shumë mirë dhe e di se çfarë po ndodh. Mjegullim i opinionit publiku njohu edhe tek profiterët e ish-shoqërive civile që hyjnë në qeveri. Më shumë se 9 milion denarë është shuma e pagave në vit që marrin 13 këshilltarët e Zaevit të punësuar në një konkurs. Kjo shumë është disa herë më e lartë kur numërohen të gjitha punësimet e sorosoidëve të cilët shkatërruan gjithçka nëpër rrugët se kinse do të jenë korrigjues për pushtetin dhe qëllimi ishte për t'u ulur në kolltuqe në kurriz të shtetit dhe sot kjo është e qartë si dita”,- deklaroi Nevenka Stamenkovska nga VMRO.
