Futboll

Maqedonia në vendin e 80, Shqipëria në të 66

05.06.2014 16:50

Pasi deri më tani nuk janë marrur parasysh rezultatet e ndeshjeve miqësorë të zhvilluara ditëve të fundit...

Pasi deri më tani nuk janë marrur parasysh rezultatet e ndeshjeve miqësorë të zhvilluara ditëve të fundit, Maqedonia ka mbetur me rangimin e njejtë, të cilin e kishte edhe gjatë muajit të kaluar. Kësisoj, të përzgjedhurit e Boshko Gjurovskit, mbeten si kombëtarja e 80-të në rangimin më të ri të FIFA-s.

Në listën e publikuar vetëm shtatë ditë para fillimit të kampionatit botëror, Shqipëria ka regjistruar një ngjitje prej katër pozitash dhe për dallim nga muaji i kaluar, kur ishte e 70-ta, muajin qershor do ta kaloj si përfaqësuese e 66-të në rangimin botëror.

Në vigjile të veprimtarisë numër një sportive sivjet, mundialit në Brazil, Spanja dhe Gjermania mbeten në dy pozitat e para, ndërsa organizatori Brazili është ngjitur në vendin e tretë, duke zbritur për një vend Portugalinë. Në pozitën e pestë dhe të gjashtë gjenden tani Argjentina dhe Zvicra e pesë shqiptarëve, kombëtare këto që kanë përparuar nga dy pozita. 

Mustafa Ademi