Maqedoni
MPB me aksione të shumta policore në vend
10.07.2017 19:37
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ushtrimin e kontrolleve në disa zona në Maqedoni...

MPB-ja bën të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore ka ndërmarrë aksion të kontrollimit në disa pjesë të Maqedonisë për të parandaluar trafikimin me migrantë.
Qëllimi i aksioneve është që të shkatërrohen grupet kriminale dhe të kapen migrantët ilegalë. MPB-ja do të dalë me të dhëna zyrtare pas përfundimit të aksionit.
