Maqedoni

Diplomati gjerman, Mihail Rot, viziton RM-në

10.07.2017 20:46

Diplomati gjerman, Mihael Rot, po realizon një vizitë zyrtare në Maqedoni...

Takimi i parë i diplomatit gjerman, Mihael Rot, është me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev.

Nga MPJ-ja gjermane kumtuan se ai ka shprehur dëshirë për të vizituar vendin vetëm nga përkushtimi i reformave të Qeverisë së re, formimi i të cilave theksojnë ka qenë i gjatë dhe i vështirë.

"Ishte koha që të tejkalohen bllokadat në IRJM. Politikanët përgjegjës e morën vendin në një situatë shumë të vështirë. Prandaj jam i kënaqur nga sinjalet e para shpresuese nga qeveria e re",- thuhet në komunikatën paraprake të MPJ-së gjermane.

Diplomati gjerman vjen në Shkup pas vizitës në Beograd.