MAQEDONI
Shënohet “Dita botërore e mjedisit jetësor”
05.06.2014 17:00
Pesë qershori është “Dita botërore e mjedisit jetësor” dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes...

Pesë qershori është “Dita botërore e mjedisit jetësor” dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për ndikimin e ndryshimeve klimatike mbi vendet e vogla nga tërë bota. Kjo ditë shënohet në mbi 100 vende nga e tërë bota.
Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se jogjithmonë janë të përkushtuar për ruajtjen e ambientit.
”I riu vetëm vjen e shkel mbi bar dhe ikën. Mirë është kështu sikur ta mbajmë, por ja qeset e plastikës i kanë hedhë aty”, tha një qytetar.
”Për popullin tonë kjo nuk është në rregull që lëshohen mbeturinat. Ato duhet me pas kujdes, prindi që i merr fëmijët me vete me pas një rregull se ky ambient për neve nuk ka të paguar dhe ka nevojë ky popull për ambiente të këtilla”, u shpreh një qytetar tjetër.
”Si nuk kujdesem, se pe shohim po dalim këtu me marrë ajër të pastër”, theksoi një qytetare.
Shënimi i “Ditës botërore të mjedisit jetësor” filloi në vitin 1972 dhe u rrit në mjet kyç të Kombeve të Bashkuara për inspirimin e aksionit pozitiv për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Me rastin e “Ditës botërore për mbrojtjen e mjedisit jetësor” nëpër shumë vende të botës, po ashtu edhe në vendin tonë, janë organizuar aksione të ndryshme për pastrim të ambientit.
