MAQEDONI
Ekskurzionet sipas rregullores së unifikuar
05.06.2014 17:29
Ministri i Arsimit dhe e Shkencës, Spiro Ristovski, bëri të ditur se prej vitit të ardhshëm ekskursionet e nxënësve do të zbatohen sipas një rregulloreje të re të unifikuar, e cila duhet të mundësojë transparencë më të madhe në procesin e përzgjedhjes së subjektit juridik, i cili do t'i organizojë dhe të shmanget subjektiviteti dhe jotransparenca.

“Për herë të parë precizohet se shpallja duhet të përmbajë vend, mënyrë dhe afat për dërgimin e ofertave jo më të shkurtër se pesë ditë, përshkrim të hollësishëm të shërbimit, kushte minimale, të cilat duhet t'i dorëzojnë edhe informacionet për vlerë të saktë të garancisë bankare për kryerje cilësore të marrëveshjes në vlerë prej 5 deri në 15 për qind”, deklaroi ministri i Arsimit, Spiro Ristovski.
Ndryshimet në rregullore sipas ministrit Ristovski, janë bërë për shkak se në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kanë arritur ankesa dhe vërejtje për procedurën jotransparente gjatë përzgjedhjes së subjektit juridik, i cili do t'i organizojë ekskursionet.
REJHAN BUSHI-METAJ