Ministri Tevdovski në konferencë të FMN-së në Dubrovnik

11.07.2017 11:28

Minsitri i Financave, Dragan Tevdovski po merr pjesë në konferencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar....

Minsitri i Financave, Dragan Tevdovski po merr pjesë në konferencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që po mbahet në Dubrovnik në periudhë prej 10 deri më 11 korrik.

Në konferencë janë të pranishëm ministrat e financave të dhe guvernatorë të bankave qendrore nga rajoni i Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Ngjarje kryesore e konferencës është tryeza e rrumbullakët me drejtoreshën e FMN-së, Kristin Lagard.

Tema kyçe të konferencës janë përvoja nga konvergjenca e rajonit, përforcimi i institucioneve dhe ekonomia politike dhe reformat.

Në kuadër të qëndrimit në Dubrovnik, minsitri Tevdovski realizoi takim me drejtorin ekzekutiv të FMN-së për rajonin, Entoni de Lenoj.