Tërmet 5.2 shkallësh godet Japoninë
11.07.2017 11:38
Një tërmet me intensitet prej 5,2 ballëve sipas Shkallës së Rihterit...

Një tërmet me intensitet prej 5,2 ballëve sipas Shkallës së Rihterit e goditi sot Japoninë, kumtoi Shërbimi meteorologjik japonez.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në prefekturën Kagoshima, në thellësi prej dhjetë kilometrash.
Tani për tani nuk ka të dhëna për viktima eventual dhe as dëm të shkaktuar material.
Shërbimi nacional meteorologjik i Japonisë fillimisht shpalli rrezik prej cunamit, por pas disa minutash e tërhoqi.
