Aksion për pastrimin e pazarxhinjve të paligjshëm në Komunën Qendër
Aksion për pastrimin dhe dislokimin e pazarxhinjve të paligjshëm....

Aksion për pastrimin dhe dislokimin e pazarxhinjve të paligjshëm dhe tezgat e vendosura në mënyrë të paligjshme rreth "Tregut të gjelbër" dhe tregun "Bunjakovec" ka filluar komuna Qendër, në koordinim me Sektorin për punë të brendshme - Shkup, Policinë rrugore, Sektorin për inspektorat të Qytetit të Shkupit, Inspektoratin shtetëror të tregut dhe NP "POC".
Komuna Qendër, siç informojnë, përmes kumtesave dhe afisheve i ka njoftuar rishitësit që t'i dislokojnë tezgat e paligjshme, si dhe se pas skadimit të afatit të dhënë ligjor, do të vijojnë edhe masa ndëshkuese.
Pas aksionit të përbashkët, siç theksohet në kumtesë, për rishitësit e paligjshëm do të shqiptohen dënime me para ose punë e caktuar e përgjithshme e dobishme, ndërsa punë do të merren me masa ndëshkuese.
