Botë

Tiranë, parlamenti debaton mbi raportin e K.E.

05.06.2014 18:30

Një ditë pas dhënies së sinjaleve pozitive për statusin kandidat nga Komisioni Evropian...

Një ditë pas dhënies së sinjaleve pozitive për statusin kandidat nga Komisioni Evropian, opozita shqiptare ka shprehur skepticizmin e saj, duke i kërkuar socialistëve që të mos ekzaltohen.
 
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, iu drejtua ministrit Ditmir Bushati sot në Parlament, se kjo është hera e tretë që rekomandohet statusi, por nuk është dhënë, ndaj sipas saj, shqiptarët duhet të presin deri më 27 qershor, ditën kur do të jepet përgjigja përfundimtare për statusin.
 
Ndërsa Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka ritheksuar se statusi u dha pa kushte, ndërsa në raport nuk ka asnjë fjalë për drogën.
 
Dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë është përcjellë me nota pakënaqësie brenda Unionit të BE-së.
 
Zëdhënësi i partisë Alternativa për Gjermaninë, Alexandër Gauland, është shprehur sot në një media gjermane se rekomandimi i komisionarit për Zgjerim në BE, Stefan Fyle, është i papërgjegjshëm. Sipas tij, nuk mjafton vetëm vullneti i mirë si kriter për të marrë statusin.
 
LULJETA NDOKA