Ngërçi merr fund, komuna e Bogovinës zgjedh kryetarin e ri
Me nëntë vota pro dhe tetë kundër...

Me nëntë vota pro dhe tetë kundër, komuna e Bogovinës e zgjodhi për ushtrues detyre kryetare të komunës Lumturije Ilijazin.
Me zgjedhjen e saj në krye të komunës, do të fillojë gradualisht të zgjidhen e problemet e grumbulluara, fillimisht me mungesën e pagave për 500 punonjës të administratës komunale dhe arsimtarët, si dhe të gjitha çështjet e tjera kadrovike për të cilat është dashur edhe firma dhe përgjegjësia e të parit të komunës.
Ngërçi në komunën e Bogovinës zgjati pothuaj më shumë se dy muaj, ngërç ky i cili herë pas here ka qenë i shoqëruar edhe me tensione por dhe me protesta.
Seanca e sotme, e mbajtur në orët e paradites, ka zgjidhur ngërçin, duke vënë në krye të kësaj komune këshilltaren, Lumturije Iljazi, e cila tani e tutje do drejtojë komunën.
Menjëherë pas marrjes së mandatit, tashmë e sapozgjedhura ushtruese e detyrës kryetare e komunës së Bogovinës duhet të fillojë të bëjë pagesat e rrogave të arsimtarëve dhe të punësuarve të tjerë të administratës, ndërsa më vonë edhe pagesën e këshilltarëve komunalë, të cilët kanë mbetur disa muaj pa u paguar. Komuna e Bogovinës më shumë se dy muaj mbeti pa udhëheqësin e saj si pasojë e vrasjes së kreut të kësaj komune, Hazbi Idrizi. (Visar Sadiki, TVM2)
